Paga mesatare në Zagreb do t’ju habisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paga mesatare në Zagreb do t’ju habisë

    Insajderi
    09 May 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në persona juridikë në qytetin e Zagrebit në shkurt të këtij viti ka arritur në 8,640 kuna (1,146 euro), që është një rritje prej katër për qind në krahasim me shkurtin 2021, sipas Departamentit të Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillimi, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

    Krahasuar me pagën mesatare mujore për shkurt në nivel të vendit, e cila arriti në 7,452 HRK (989 euro), paga mesatare.

    Sipas Departamentit të Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim, paga më e lartë mesatare mujore neto te personat juridikë në muajin shkurt është paguar në prodhimin e produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, në vlerë prej 15,243 HRK (2,024 euro).

    Në të kundërt, paga më e ulët është paguar në prodhimin e lëkurës dhe produkteve të ngjashme, në vlerën 4,994 kuna (663 euro).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark