×
  • Lajme
  • Lajme

    Pagat deri në 1 mijë euro në turizëm, Rama: Të punosh në Greqi apo Itali, nuk është më zgjidhje më e mirë se Shqipëria

    Insajderi
    15 August 2024 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për emigrantët shqiptarë, të kthehen dhe të punojnë e investojnë në vendin e tyre.

    Në një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se pagat kanë shkuar deri në 1 mijë euro në sektorin e turizmit, Rama thotë se të punosh në turizëm në Greqi, Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.

    “Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.

    Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.”-shkruan Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark