Pagat marramendëse që mori në Amerikë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pagat marramendëse që mori në Amerikë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi

    Insajderi
    22 December 2021 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi në kohën kur ishte profesor ishte paguar mjaftë mirë. Kështu në vitin 2011 Latifi është paguar rreth 367 mijë dollarë pagë vjetore si profesor dhe kirurg në Universitetin e Arizonës.

    Sipas platformës ‘openpayrolls.com’ që nga viti 2012 deri në 2015 paga e tij vjetore kishte kapur shifrën afro 200 miijë dollar.

    Po ashtu ai ka nga viti 2015 deri më 2020 Latifi ka përfituar mbi 28 mijë dollarë nga kompanitë e barnave. Ndërsa si ministër në Kosovë do të marr rreth 1150 euro pagë mujore.

    Latifi kishte ardhur nga New Yorku në Prishtinë në nëntor të këtij viti. Ai ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe pastaj ka përfunduar dy specializime, atë për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji e reanimacion në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

    Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës.

    Ndërsa me 16 nëntor atij ju besua posti i Ministrit të Shëndetësisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark