Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti pasi nuk janë ekzekutuar pagat për sektorin publik.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo është shprehur se ironi se Kurti mund t’i marrë 70% të votave.
“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, shkroi ajo në Facebook.