Pagë nga Kosova dhe Serbia: Pasuria qindra-mijëra euro e kryetarit të Shtërpcës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pagë nga Kosova dhe Serbia: Pasuria qindra-mijëra euro e kryetarit të Shtërpcës

    Insajderi
    09 May 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, i ka të deklaruara hiç më pak se 400 mijë euro vetëm pasuri të paluajtshme për vitin 2022.

    Jevtiq në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti-Korrupsion për vitin që shkoi ka të deklaruar dy shtëpi në emër të bashkëshortes, njëra në vlerë prej 15 mijë eurove dhe sipërfaqe 300 metra katrorë, teksa tjetra në vlerë prej 90 mijë eurove dhe 90 metra katrorë, raporton Gazeta Insajderi.

    Ndërkaq, ai vetë i ka të deklaruara një shtëpi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe sipërfaqe 378 metra katrorë, si dhe dy toka, njëra 1,16 ari në vlerë prej shtatë mijë eurove dhe tjetra 9,12 ari në vlerë prej 90 mijë eurove.

    Jevtiq po ashtu ka deklaruar se merr të hyra vjetore nga Serbia, përkatësisht nga pozita e nënkryetarit në Listën Serbe, në vlerë prej 9,600 euro.

    Ndërkaq, të hyra vjetore nga Komuna e Shtërpcës i ka të deklaruara 1,209 euro.

    Bashkëshortja e Jevtiq të ardhura vjetore nga ‘MTS DOO’, kompani e telekomunikacionit e cila është raportuar se është në pronësi të anëtarëve të Listës Serbe, merr 6,720 euro në vit dhe 2.400 sosh në të njëjtën periudhë në dy banka të ndryshme.

    Tek pasuria e luajtshme, Jevtiq ka deklaruar një veturë të bashkëshortes të tipit ‘Fiat 500’ në vlerë prej 6,500 eurosh. /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark