×
  • Lajme
  • Analiza

    Pagën vetëm 588 euro – Një infermier në klinikën e Neurologjisë u jep terapi 580 pacientëve

    Insajderi
    18 February 2023 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi ka mungesë të stafit të mesëm, përkatësisht të infermierëve. Si pasojë, shumë infermierë mbingarkohen me punë për shkak të numrin të madh të pacientëve dhe mungesës së stafit mbështetës. Në klinikën e Neurologjisë një infermier shpërndanë terapi për mbi 500 pacientë, Ndërsa, rroga e tij me Ligjin e ri të Pagave shkon deri në 588 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Klinika e Neurologjisë aktualisht ka 56 infermierë por nevoja për staf mbështetës është e madhe.

    Kështu deklaroj për Gazetën Insajderi, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni. Ai tha se u nevojiten edhe dy infermierë për të dhënë shërbimin më të shpejta dhe më cilësor.

    Sipas tij, një infermier që shërben për 580 pacient me sklerozë multiple nuk mund të jap ndihmën e mjaftueshme për secilin.

    “Aktualisht Klinika e Neurologjisë i ka 56 infermierë me të cilët i mbulojmë të gjitha shërbimet, normalisht që ky numër nuk është i mjaftueshëm. Klinika e Neurologjisë merret me pacientë me aftësi të kufizuara, shumë shpesh nuk është i mjaftueshëm një infermierë që t’u ofroj ndihmën e mjaftueshme pacientëve. Kemi filluar me projektin e sklerozës multiple ku për momentin vetëm një infermierë u shpërndan terapi 580 pacientëve në ditë. Do të thotë na nevojitet së paku edhe një infermierë ose edhe dy”, tha drejtori i Neurologjisë për Insajderin.

    Tutje, drejtori shtoi se mungesa e infermierë në këtë klinikë ka pamundësuar realizimin e shumë projekteve.

    Një prej tyre që ka mbetur në fazën e implementimi është ‘Projekti i Strokut’, për të cilin nevojiten së paku pesë infermierë.

    “Kemi projektin e strokut, i cili është në fazat e implementimit por për shkak se ka komplikime të mëdha infrastrukturore të objektit por edhe mungesa e stafit infermieror e pamundëson funksionalizmin. Në këtë projekt na nevojiten pesë infermier që ta mbajmë shërbimin e strokut, po flas vetëm për pjesën e neurologjisë pa implikuar pjesën e radiologjisë që ka pjesën e saj“, theksoi drejtori i Neurologjisë për Insajderin.

    Ofrimi i shërbimeve të reja në këtë klinikë varet nga stafi i infermieror, shtoi Komoni

    “Çdoherë kemi tendencë që të ofrojmë edhe më tepër sesa që kemi ofruar deri tash por kemi implikime, përveç infrastrukturore edhe në personel. Nëse dëshirojmë të ofrojmë shërbime të reja na nevojiten person tjetër”, tha Komoni për Insajderin.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 1 shkurtit, ka vendosur koeficientin e ri të pagave, ku paga më e lartë e një infermiere arrin në 588 euro.

    Koeficienti i infermierëve me Ligjin e Ri të Pagave

    Niveli parësor parasheh infermierët që punojnë në Mjekësi Familjare (QKMF), dytësor ata që punojnë në spitale dhe tretësor hyn infermieret që punojnë në QKUK

    Niveli tretësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.6

    Në llogaritjen e rrogës i bie 588 euro.

    Niveli sekondar i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5..

    Në llogaritjen e rrogës i bie 577 euro.

    Niveli parësor i shëndetësisë me Bachelor, që hyn Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm,
    Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.4

    Në llogaritjen e rrogës i bie 567 euro.

    Niveli tretësor i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
    mjekësor, Teknik farmacist 4 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.3.

    Në llogaritjen e rrogës i bie 556 euro.

    Niveli sekondar i shëndetësisë –Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
    mjekësor, Teknik farmacist 5 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.2.

    Në llogaritjen e rrogës i bie 546 euro.

    Niveli parësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme, që hyn Infermier, Laborant, Mami, Teknik
    mjekësor, Teknik farmacis 6 – vlerën e koeficientit do ta kenë 5.1.

    Në llogaritjen e rrogës i bie 535 euro.

    Ndërsa, pozita e Ndihmës Infermier ka vlerën e koeficientit 4.5 që në llogaritjen e rrogës i bie 472 euro./Insajderi.org

    /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark