Pagesa e gazit në rubla, edhe ky shtet i fuqishëm ‘shpërthen’ ndaj Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pagesa e gazit në rubla, edhe ky shtet i fuqishëm ‘shpërthen’ ndaj Putinit

    Insajderi
    31 March 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Bashkuar nuk planifikon të paguajë për gazin rus në rubla, tha zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson, duke shtuar se qeveria po monitoronte implikimet për tregun evropian të kërkesës së Putin.

    I pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Britania e Madhe do të paguante në rubla për gazin rus, zëdhënësi tha se nuk e sheh si një mundësi.

    “Kjo nuk është diçka që ne do të kërkojmë të bëjmë“.-tha ai.

    Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjermania me Francën ku ministrat e jashtëm në një konferencë të përbashkët shprehën qëndrimin kundër vendimit të Putin.

    Presidenti rus tha se kishte nënshkruar një dekret duke thënë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriteshin nëse këto pagesa nuk do të kryheshin./dosja.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark