Qytetarët e Kosovës që paguajnë faturat e tatimit në pronë e dinë sa kohë merr procedura e pagesës.
Duhet të marrim faturën, të shkojmë në një pikë fizike, të parkojmë veturën (shpesh herë edhe të paguajmë parkimin), të presim në radhë për të paguar dhe gjithë këtë para orës 17:00, meqë shumica e zyrave për pagesa nuk punojnë pas kësaj ore. Shumë e mundimshme dhe shumë e kushtueshme.
Që nga momenti që IBAS është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, pagesa e tatimit në pronë kryhet për më pak se 10 sekonda dhe për dallim me të kaluarën, pagesa evidentohet në Sistemin e Tatimit në Pronë.
IBAS mundëson pagesën e tatimit në pronë, gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditëve të javës, cep m ‘cep Kosovës, nga Komuna e Dragashit e deri në Leposaviq, nga ajo e Pejës e deri ne Kamenicë.
Përveç këtyre, në momentin që qytetarët hapin llogarinë në IBAS, ata përfitojnë 5 euro, të cilat iu zbresin shumën e faturave që paguajnë.
Me IBAS – Fatura kushton më pak.
Për më tepër, IBAS përdorë teknologjitë e fundit të sigurisë, përfshi enkriptimin e shënimeve dhe Direktivën Evropiane PSD2, të cilat garantojnë siguri optimale.