"Pagesa në Londër, Las Vegas e Beverly Hills", provat e reja/ Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit Shatku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pagesa në Londër, Las Vegas e Beverly Hills”, provat e reja/ Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit Shatku

    Insajderi
    01 July 2025 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, SPAK dyshon se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku(kushëri i Monika Kryemadhit). Bëhet fjalë për episodin e ri të dyshuar të korrupsionit që SPAK ka zbuluar dhe ishte një ndër provat që përdori në seancën ku u paraqit informacioni dy mujor për çështjen e Metës, i cili u la sërish në qeli.

    Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani, pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi. SPAK ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.

    Në raportin dy mujor të SPAK për çështjen e Metës, thuhet se kjo shumë është përdorur për të bërë pagesa për veshje nga Kryemadhi në Londër, Vjenë, Las Vegas e  Beverly Hills, por edhe për pagesat për qëndrimet në hotele apo biletat e avionit.

    “Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi jane kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Lbndër, Neë York dhe Las Vegas si dhe bileta avjoni për udhëtimet”, thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

    Ish-presidenti Meta më herët ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes. Meta u shpreh se mban përgjegjësi vetëm për veprimet e tij./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark