Pagoi naftën me para false, policia në kërkim të 34-vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pagoi naftën me para false, policia në kërkim të 34-vjeçarit

    Insajderi
    02 June 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Elbasanit është në kërkim të një 34-vjeçari. Sipas policisë është shpallur në kërkim E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë.

    I riu ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar.

    “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark