Një sulm i tillë do të ishte i ngjashëm me atë të WannaCry në 2017-ën që infektoi thuajse çdo kompjuter në të Sistemi Shëndetësor Britanik.
Një tip i ri makinerie anestezike e përdorur në spitalet Britanike mund të hakohet dhe kontrollohet në distancë nëse lidhet në rrjetin spitalor të kompjuterëve thotë një kompani e sigurisë kibernetike.
Një sulmues mund të arrijë të ndryshojë sasisë e anestezisë që i dërgohet një pacienti. Alarmet dizajnuar për të paralajmëruar anestezistët për ndonjë rrezik potencial mund të heshtin gjithashtu.
GE Healthcare, e cila prodhon këto makineri, thotë se nuk ka rrezik të drejtpëdrejtë ndaj pacientit. Por firma CyberMDX sugjeroi se pajisje Aespire 7100 dhe Aestiva 7900 mund të hakohen nëse lidhen në internet.
Këto makineri përdoren gjerësisht nëpër spitalet Britanike.
Një haker mund të përpiqet të aksesojë rrjetin spitalor të kompjuterëve, të lokalizojë një prej makinerive dhe më pas ti ndryshojë konfigurimin.
Një sulm i tillë do të ishte i ngjashëm me atë të WannaCry në 2017-ën që infektoi thuajse çdo kompjuter në të Sistemi Shëndetësor Britanik.
Autoritetet Amerikane gjithashtu kanë publikuar një artikull këshillues për problemin e sigurisë që kanë këto pajisje.