Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

    Insajderi
    17 September 2025 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 3, nuk e kaloi testin e jetës jashtë shtëpisë.

    Pas përfundimit të spektaklit, raporti i tyre u përball me tensione dhe akuza të ndërsjella. Edit, në paraqitjet e saj publike, u shpreh se ishte ndjerë e zhgënjyer nga sjellja e Drilonit, duke e akuzuar se nuk i kishte qëndruar afër dhe se nuk kishte mbajtur kontakt, ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpi ata u panë shpesh si mbështetje për njëri-tjetrin.

    Nga ana e tij, Driloni zgjodhi të mos japë deklarata të drejtpërdrejta, duke lënë hapësirë për interpretime dhe komente nga publiku. Kjo prishje e beftë e një miqësie që dukej e pathyeshme ndezi debate të mëdha në rrjetet sociale.

    Por, së fundmi, një detaj i vogël ka rihapur spekulimet: Edit ka bërë “like” njërën prej fotove të Drilonit në Instagram, duke ngritur pikëpyetje nëse ky është një sinjal i një afrimi të ri apo thjesht një gjest pa domethënie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark