Pajtuesi i Gjaqeve: Shaban Murseli duhet të heshtë, mos të tundohet nga mediat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pajtuesi i Gjaqeve: Shaban Murseli duhet të heshtë, mos të tundohet nga mediat

    Insajderi
    13 December 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjin Marku, kreu i komitetit të Pajtimit Ndërkombëtar të Gjaqeve ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, përkatësisht përmendi deklarimet e babait të Naim Murselit, si të dyshuarit kryesor për vrasjen e Liridonës.

    Marku tha se nuk ka qenë dakord me daljet publike të babait të Naim Murselit, Shaban Murselit.

    Sipas tij ky i fundit duhet të heshtë dhe të mos ndikohet nga opinioni publik.

    “Nuk kam qenë dakord me daljet e tij në media sepse kam pritur që në fillim që ai të heshtë dhe të ishte me një dhimbje shumë më të madhe se vetë familja e viktimës. Ai nuk duhet të kishte folur pavarësisht nga presioni që mund të kishte nga mediat. Ai duhet të heshtë dhe të mbante një qëndrim të qartë se kjo nuk i përket vetëm familjes së tij por dhe jashtë familjes së tij. Është produkt që djalin e ka mbërthyer një e keqe shumë e madhe në shoqëri”, deklaroi ai për Euronews Albania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark