×
  • Sport
  • Sport

    Pak ditë pas humbjes, Real Madridi ‘hap bisedimet’ me Liverpoolin për shkëmbimin e dy yjeve

    Insajderi
    29 November 2024 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e një lojtarit të Liverpoolit dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold.

    Dy ekipet u takuan në kuadër të Ligës së Kampionëve në ‘Anfield’ mbrëmjen e së mërkurës, me gjigantin anglez që mori një fitore me rezultat 2-0.

    Madrilenët ishin lidhur tash e sa kohë me një transferim të mundshëm të Trent Alexander-Arnold, pasi kontrata e 26-vjeçarit pritet të skadojë në fund të kësaj vere.

    Por, çuditërisht, 15 herë kampion i Evropës duket se dëshiron të bëjë biznes për një tjetër lojtar të Arne Slot.

    Sipas mediumit spanjoll Fichajes, klubi spanjoll është i gatshëm të shkëmbejë mesfushorët në afatin kalimtar veror.

    Lojtarët në fjalë janë Ryan Gravenberch dhe Aurelien Tchouameni, me këtë të fundit që ishte lidhur me një kalim tek Liverpooli gjatë kohës sa ishte pjesë e Monacos.

    Raporti tutje shton se një shumë prej 20-30 milionë eurosh do të dhurohej përkrah marrëveshjes së shkëmbimit.

    Gravenberch ka shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit këtë sezon dhe duket se ka rikuperuar versionin e tij më të mirë që i mungonte gjatë kohës sa Jurgen Klopp ishte në krye të klubit./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark