“Pak fjalë e shumë punë – e kemi ndërru lojën”, Memli Krasniqi për Bedri Hamzën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Pak fjalë e shumë punë – e kemi ndërru lojën”, Memli Krasniqi për Bedri Hamzën

    Insajderi
    27 January 2025 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Bedri Hamza i ka përmbushur premtimet si kryetar i Mitrovicës.

    Krasniqi në “Pressing” të T7 e ka përshkruar Hamzën si njeri të ndershëm e me integritet.

    Ai ka thënë se i kanë ndihmuar edhe garës elektorale duke kandiduar Hamzën për kryeministër.

    “Kam qenë i bindur që kandidimi i Hamzës është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, jo vetëm për PDK-në por edhe për garën elektorale. Bedri Hamza është njeriu që ngërthen vlerat më të rëndësishme që duhet me i pas kryeministri i ardhshëm; ndershmëria, kompetenca, profesionalizmi, integriteti, ndoshta pak fjalë e shumë punë”.

    “E keni pa në Raportin e Institutit GAP del që është kryetari me përmbushjen më të madhe të premtimeve, më 92% për tri vite”, ka thënë Krasniqi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark