Pak gra kosovare të pamartuara kanë zgjedhur të bëhen nëna me frytnim të asistuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pak gra kosovare të pamartuara kanë zgjedhur të bëhen nëna me frytnim të asistuar

    Insajderi
    10 March 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frytnimi i Asistuar Mjekësor tek gratë e pamartuara është lejuar 10 vjet më parë me një Udhëzim Administrativ më 2013.

    Ndërkaq po e njëjta është përfshirë edhe tani në Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, për gratë mbi 18 vjeç.

    Gjinekologu Shefqet Lulaj që është anëtar i grupit punues të këtij drafti ligjor si dhe kryesues i grupit punues të UA më 2013, thotë se dallimi mes këtyre dy dokumenteve ligjore është i vogël, veçse janë bërë korrigjime në disa finesa karshi nevojave.

    Megjithëkëtë, gjinekologu Lulaj tregon se kërkesa e grave kosovare që ta realizojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen nëna pa partner, është e pakët në Kosovë. Edhe ato të cilat vendosin për një hap të tillë Lulaj thotë se këtë e bëjnë jashtë vendit, në shtet fqinje si shkak i mentalitetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark