"Pak orë na ndajnë..."- Parashqevi Simaku pritet ta takojë së shpejti këtë familjar të saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Pak orë na ndajnë…”- Parashqevi Simaku pritet ta takojë së shpejti këtë familjar të saj

    Insajderi
    02 January 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni dhe modeli i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një lajm të gëzueshëm.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se edhe pak orë na ndajnë nga takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.

    Ilirjani thotë se Parashqevi Simaku do e takojë djalin e saj pas 15 vitesh.

    Biznesmeni shprehet se edhe 44 orë e ndajnë Parashqevinë nga takimi me djalin e saj.

    Postimi i plotë:

    “Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë!

    E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie!

    Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon”. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark