×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak para përfundimit të mandatit, Qeveria do të shpenzojë afër 5 milionë euro për blerje të veturave

    Insajderi
    09 November 2024 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës, pak para përfundimit të mandatit do të shpenzojë miliona euro për vetura të reja.

    Për zyrtarët shtetërorë, që do të pajisjen me vetura të reja, do shpenzohen afro 5 milionë euro.

    Sipas njoftimit, kontrata për furnizim me vetura, do nënshkruhet këtë javë.

    Tenderi është ndarë në 5 LOT-e.

    Për LOT-in 1 është paraparë të paguhen 262 mijë e 650 euro, për LOT-in 2 është paraparë të shpenzohen 1 milion e 292 mijë e 820 euro; për LOT-in 3 janë paraparë 337 mijë e 960 euro; për LOT-in 4 po ashtu janë paraparë 1,185,120 euro dhe për LOT-in 5 janë paraparë për furnizim me vetura 1,402,200.

    Ky tender u dha nga Agjencia Qendrore e Prokurimit që operon në kuadër të Ministrisë së Financave.

    Kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi ekonomikisht më i favorshëm.

    “Ky aktivitet i prokurimit ka pasur 5 Lot-e, kriteri i dhënies ka qenë çmimi ekonomikisht më i favorshëm dhe formula së bashku me kalkulimet janë të paraqitura tek Njoftimi mbi Vendimin e B08 Njoftim per dhenje te kontrates 10 / 10 të AK-së i publikuar me datën 29.10.2024”, thuhet në Njoftimin
    për Nënshkrimin e Kontratës të publikuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark