Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Emërimi i tij është njoftuar përmes një komunikate të lëshuar nga zyra e kryeministrit.
Kurti e uroi Arsim Ademin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Theksojmë se Qeveria Kurti është në fund të mandatit, me 9 shkurt tashmë janë shpallur zgjedhjet e rregullta.