Pak serbë në Kosovë votojnë për zgjedhjet në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak serbë në Kosovë votojnë për zgjedhjet në Serbi

    Insajderi
    24 April 2016 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të OSBE-së që po monitoron zgjedhjes parlamentare serbe që po mbahen në Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar pak më shumë se 8 mijë votues ose 7.5 për qind të votuesve serb të regjistruar në Kosovë.

    Sipas OSBE-së, e cila ka për detyrë të mbledhë votat dhe ti dërgojë ato në qendrat votuese në Vranjë dhe Rashkë, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është regjistruar asnjë problem.

    Materialet zgjedhore janë dërguar në 90 vendvotime në 21 lokacione në Kosovë dhe zonat ku po votohet është vërejtur numër më i madh i Policisë së Kosovës.

    Sipas të dhënave të Qeverisë së Serbisë në Kosovë janë të regjistruar 106.094 votues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark