Më pak sulme ndaj refugjatëve në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Më pak sulme ndaj refugjatëve në Gjermani

    Insajderi
    19 April 2017 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vitin e kaluar në Gjermani kanë ndodhur pothuajse 1 mijë sulme ndaj shtëpive apo banesave të mbështetësve të refugjatëve, njoftoi Policia Federale, sipas të cilës kjo shifër është rreth tri herë më pak se në vitin 2015.

    Vitin e kaluar aktivistët ekstremistë të krahut të djathtë kanë kryer 1.031 sulme në kampet e refugjatëve.
    Siç njoftojnë mediat nga Berlini, ministri gjerman i Drejtësisë, Jaco Mas, tha se incidentet janë të turpshme, edhe pse sulmet ndaj refugjatëve kanë rënë gradualisht nga viti i kaluar.

    Në Gjermani në vitin 2015 dhe në vitin 2016 janë pranuar më shumë se 1,3 milionë refugjatë, shumica e të cilëve janë myslimanë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark