Pakënaqësi e brendshme në LDK të Lipjanit, Naser Osmani refuzon të përshëndesë Imri Ahmetin në tubim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësi e brendshme në LDK të Lipjanit, Naser Osmani refuzon të përshëndesë Imri Ahmetin në tubim

    Insajderi
    05 October 2025 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një tubim të organizuar nga dega e LDK-së në Magurë të Lipjanit, një moment i vogël, por i rëndësishëm politik, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ish-deputeti Naser Osmani, nuk është ngritur në këmbë kur u prezantua Imri Ahmeti si kandidat për kryetar të Komunës.

    Ky gjest i ftohtë, duket se shpreh pakënaqësinë e Osmanit ndaj drejtimit aktual të LDK-së në Lipjan. Në heshtje, ai ka dërguar një mesazh politik të qartë, nuk pajtohet më me mënyrën se si po udhëhiqet dega lokale, duke ndezur diskutime të nxehta mes strukturave të partisë.

    LDK-ja në Lipjan po përballet me një zgjedhje të vështirë: të hapet për ndryshim dhe rinovim, ose të mbetet peng i një lidershipi që nuk njeh kufirin e pushtetit. Ky moment mund të jetë sinjali i parë i një rebelimi të brendshëm ndaj Ahmetit, i cili kërkon të vazhdojë mandatin e katërt si “pushtet personal”.

    Ky zhvillim hedh dritë mbi tensionet e brendshme dhe sfidat që presin LDK-në në Lipjan në muajt e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark