Insajderi
Insajderi

“Pakënaqësia po rritet”- Shtohen gjasat për grusht shtet në Rusi

Insajderi
24 March 2022 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pakënaqësia po rritet”- Shtohen gjasat për grusht shtet në Rusi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për Vladimir Putin, rreziku i një grushti shteti në Moskë po rritet.

Këtë ia ka komunikuar një agjent i inteligjencës ruse Vladimir Osechkin, një aktivist rus dhe themelues i grupit të të drejtave të njeriut Gulag.ru.

“Pakënaqësia po rritet” , shkruan zyrtari anonim i FSB-së, i cituar nga Times.

“Në mesin e “007-tave” ka nga ata që nuk do të jenë më në gjendje të shkojnë me pushime në Itali ose të marrin fëmijët e tyre të vegjël në Disneyland Paris. Ata nuk duan të kthehen në Bashkimin Sovjetik dhe çdo muaj shtesë lufte rrit mundësinë e një rebelimi.” thuhet me tej në letrën e cituar nga Times.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark