Pakënaqësitë me Albin Kurtin e shtynë Dude Balje në "krahët" e Lumir Abdixhikut - ja çka u diskutua në takimin e sotëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësitë me Albin Kurtin e shtynë Dude Balje në “krahët” e Lumir Abdixhikut – ja çka u diskutua në takimin e sotëm

    Insajderi
    27 September 2022 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përplasjet e mos-pajtimet me Albin Kurtin e partinë e tij e dërguan sot Dude Balje drejt një takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Insajderi.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak është pritur në takim në zyrat e LDK-së në Prishtinë nga kryetari i saj. Qëllimi i takimit sipas njoftimit të lëshuar nga partia e Abdixhikut po del të jetë thellimi i bashkëpunimit mes LDK-së e SDU-së.

    Në këtë takim mes tjerash u diskutua edhe për situatën politike në vend, duke mos u dhënë edhe shumë detaje.

    “Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK.

    Përplasjet e Baljes me Lëvizjen Vetëvendosje lidhen kryesisht me paralajmërimin e kësaj të fundit se nuk do të votojë pro projektkodit Civil i cili mundëson martesë me gjininë e njëjtë.

    Balje në njërin prej deklarimeve të saj ishte shprehur se po tentohet “t’i imponohet” qëndrimi pro kësaj çështje. Së fundmi ajo ka pasur një përplasje edhe me Armend Mehajn gjatë mbledhjes në Komisionin për Energji.

    Në Komision ka pasur përplasje mes deputetëve, pasi Armend Muja ka propozuar përjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si vendim politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

    “Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindëm kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark