Pakistan: Një grup taliban e mori përgjegjësinë për vrasjen e 13 vetëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pakistan: Një grup taliban e mori përgjegjësinë për vrasjen e 13 vetëve

    Insajderi
    23 June 2017 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 13 vetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët.

    Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë dritaret në ndërtesat e afërta, ka thënë zëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat.

    Një grup taliban pakistanez, që veten e quan Jamat ul Ahrar, e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

    Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa pesë prej të vrarëve ishin policë.

    Provinca e pasur Baluçistan, në kufi me Afganistanin dhe Iranin, është shkatërruar nga dhuna sektare, sulmet e militantëve islamikë dhe kryengritja separatiste, që ka shkaktuar mijëra viktima prej vitit 2004.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark