Talibanët pakistanezë i kanë liruar 6 punëtorë të një kompanie të naftës nga Polonia, të cilët ishin rrëmbyer vitin e kaluar.
“Ata janë liruar pakushte dhe janë dorëzuar te ne” para dy ditësh, tha Zafrul Islam Khattak, zyrtar i lartë qeveritar në rajonin Vaziristani Jugor, raporton AFP.
Sipas tij, për lirim të punëtorëve polakë negociata kishin zhvilluar udhëheqësit lokalë fisnor.