Pakistanezja e krishter rrezikon të varet për blasfemi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pakistanezja e krishter rrezikon të varet për blasfemi

    Insajderi
    13 October 2016 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata në Pakistan i ka shtyrë apelin një gruaje të krishterë, të dënuar me vdekje për blasfemi. Gjykatësi përmendi një konflikt të mundshëm interesi në rastin e Asia Bibit.

    Qindra policë janë vendosur sot përreth Gjykatës Supreme në Islamabad.

    Blasfemia është çështje shumë e ndjeshme në Pakistan. Kritikët thonë se ligjet keqpërdoren shpesh për të larë hesape personale dhe për të sulmuar pakicat.

    Vitin e kaluar, Gjykata Supreme ka pezulluar dënimin me vdekje të Bibit dhe ia ka dhënë asaj të drejtën ta apelojë.

    Data e re për seancën dëgjimore nuk është shpallur ende.

    Njëri nga gjykatësit, Iqbal Hameed ur Rehman, u distancua nga rasti, duke thënë se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues edhe në rastin e Salmaan Taseerit, shkruan rel.

    Ky i fundit ka qenë guvernatori liberal i provincës Punxhab.

    Ai është vrarë nga roja e tij në Islamabad, më 2011, pasi ka folur për Asia Bibin.

    Asia Bibi është gruaja e parë që është dënuar me vdekje me ligjin për blasfemi të Pakistanit.

    Ajo është dënuar me varje në vitin 2010 për, siç është thënë, ofendimin e Profetit Muhamed gjatë një grindjeje me një grua myslimane, e cila ka nisur për një gotë të ujit. Bibi i mohon akuzat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark