Pakistani dënon sulmin e SHBA-së që “vrau” liderin taliban - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pakistani dënon sulmin e SHBA-së që “vrau” liderin taliban

    Insajderi
    22 May 2016 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pakistani ka dënuar një sulm të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara, i cili besohet se ka vrarë udhëheqësin e talibanëve, Mullah Akhtar Mansur.

    Sipas Ministrisë së Jashtme pakistaneze, sulmi brenda territorit të Pakistanit është shkelje e sovranitetit.

    “Të shtunën vonë, SHBA ka njoftuar se një sulm i telelekomanduar është kryer në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin, dhe se sulmi ka goditur Mansurin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme në Islamabad.

    Sipas saj, SHBA nuk e ka informuar kryeministrin Nawaz Sharif përpara se të sulmonte në territorin e Pakistanit.

    “Informacionet me kryeministrin dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë janë ndarë pas kryerjes së sulmit”, thuhet në deklaratë.

    Agjencia e zbulimit e Afganistanit ka konfirmuar se Mansur është vrarë nga sulmi i forcave amerikane në provincën Baluçistan të Pakistanit.

    SHBA nuk ka lëshuar konfirmim zyrtar.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë se SHBA është duke analizuar rezultatet e sulmit./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark