Shteti pakistanez ka vendosur të ndalojë shfaqjen e filmave të Bollywoodit dhe transmetimin e të gjitha programeve televizive indiane në kohën kur tensionet mes dy vendeve janë rritur për shkak të Kashmirit.
Të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar në javët e fundit, pasi India ka fajësuar forcat pakistaneze për sulme ndaj bazave ushtarake indiane, sulme të cilat kanë lënë të vdekur 18 ushtarë muajin e kaluar, raporton The Independent.
Regjisori i njohur Indian, Karan Johan, ka thënë të mërkurën se më nuk do të bashkëpunojë me aktorë pakistanezë në filmat e tij. Kjo pasi që në kinematë indiane tashmë është e ndaluar shfaqja filmave ku luajnë edhe aktorë pakistanezë./Insajderi.com