Pakistani është në zi për shkak të vdekjes së më shumë se 70 njerëzve, prej të cilëve 29 fëmijë, nga një sulm vetëvrasës që ndodhi në Lahore.
Qeveria vendosi që vendi të jetë në zi për tri ditët e ardhshme.
Grupi taleban Jammat-ul-Ahar mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se cak i tyre kanë qenë besimtarët e krishterë që po festonin Pashkët, njofton BBC.
Së paku 300 njerëz janë lënduar, ndërsa zyrtarët shtetëror thonë se numri i të vdekurve mund të rritet./Insajderi.com