Pakistani teston raketa të reja duke e vazhduar garën bërthamore me Indinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pakistani teston raketa të reja duke e vazhduar garën bërthamore me Indinë

    Insajderi
    25 January 2017 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria pakistaneze ka thënë se ka kryer me sukses testet e raketave të reja tokë-tokë dhe të cilat kanë mundësi të bartin koka bërthamore deri në 2200 km.

    Testet e 24 janarit janë të dytat për Pakistanin brenda një muaji, duke e shtyrë para garën me armë me Indinë. Më 10 janar, Pakistani e ka testuar edhe raketën e parë të lansuar nga një nëndetëse.

    India, vitin e kaluar e ka testuar një sistem anti raketor që është i dizajnuar për të zbuluar raketa që mbajnë koka bërthamore.

    Testet e fundit raketore reflektojnë ngritjen e tensioneve në mes të dy shteteve fqinje që kanë armë bërthamore.

    Këto dy vende kanë luftuar tri herë ndërmjet veti prej pavarësimit nga Britania në vitin 1947.

    Vitin e kaluar, zyrtarët e Pakistanit kanë shprehur shqetësime serioze rreth testimeve të sistemit anti-raketor të Indisë, shkruan REL.

    Ministri i jashtëm pakistanez, Sartaj Aziz, i ka thënë Senatit të Pakistanit se kjo mund të çojë deri te prania e tepruar e armëve bërthamore në Oqeanin Indian.

    Të dyja vendet kanë kryer teste të rregullta raketore balistike prej vitit 1998.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark