"Pakoja e Madhe", Rama: 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8 mijë lekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Pakoja e Madhe”, Rama: 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8 mijë lekë

    Insajderi
    30 December 2022 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    695 mijë pensionistë do të përfitojnë nga Pakoja e Madhe, duke marrë nga 8 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se 1 milionë shqiptarë do të kenë pjesën e tyre, dhe do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20 mijë lekë të reja, si një mbështetje për të zbutur inflacionin e luftës.

    “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

    Ditën e enjte, Rama njoftoi se Qeveria do të japë 8 miliardë lekë në mbështetje të shtresave në nevojë për festat e fundvitit. Nga kjo “Pako e Madhe”, përfitojnë 1 milionë individë, të cilët do të mund të marrin mbështetjen financiare në ditët e para të janarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark