Pal Lekaj pas dështimit për zgjedhjen e Haxhiut: S’ka më alternativë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj pas dështimit për zgjedhjen e Haxhiut: S’ka më alternativë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

    Insajderi
    23 April 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

    Përmes një postimi, Lekaj ka deklaruar se vendi nuk ka më rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për humbje të drejtimit politik dhe të besimit qytetar.

    “LVV e ka humbur drejtimin dhe besimin. Nuk ka më alternativë, qytetarët meritojnë një fillim të ri. Përgatituni për zgjedhje!”, ka shkruar Lekaj, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark