Pal Lekaj: Qeveria Kurti e ka bllokuar shtetin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj: Qeveria Kurti e ka bllokuar shtetin

    Insajderi
    30 July 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se qeveria Kurti propagandon se ka rritje enorme ekonomike, por shifrat tregojnë tjetër gjë.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin.

    Postimi i tij:

    Krejt cka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.

    Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje.

    Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

    Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ma thëllojë edhe më tej krizen në vend?!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark