Njohja nga Singapori ka ngritur në 113 numrin e shteteve që e njohin Pavarësinë e Kosovës, një nga shtetet më të reja në botë.
Mes shumë problemeve dhe bllokimeve të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, në çarqet diplomatike, njohja e pavarësisë së vendit mbetet ende një sfidë e madhe për diplomacinë kosovare, por një shtet tjetër gjithashtu problematik sa i përket njohjes ndërkombëtare megjithatë është jo shumë larg nesh.
Ani pse e ka shpallur pavarësinë me 15 nëntor 1998, para 18 viteve, Palestina, është njohur deri më tani nga 137 vende.
Ndërsa Kosova ka shpallur pavarësinë para 8 viteve, me 17 shkurt 2008.
Kosova dhe Palestina në fushën diplomatike kanë pak a shumë të njejtat probleme. Të dyja vendet së fundmi dështuan të anëtarësohen në Interpol, si pasojë e bllokimit nga Izraeli dhe Rusia./Insajderi.com