Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe

    Insajderi
    19 August 2025 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti.

    Nadeen Ayoub do të jetë gruaja e parë që do të përfaqësojë këtë vend në konkursin më të famshëm të këtij lloji në botë. Ajo u kurorëzua Mis Palestina në vitin 2022 dhe do të përballet për titullin e madh me 130 vajza të tjera nga e gjitha bota.

    Në një postim në mediat sociale, 27-vjeçarja tha se dëshiron të jetë një zë për popullin palestinez.

    “Politikan i dobët që e tradhtoi Izraelin”- Netanyahu akuza kryeministrit australian
    “Në një kohë kur sytë e botës janë mbi atdheun tonë, e bëj këtë rol me përgjegjësi të thellë. Është më shumë se një titull. Është një platformë për të folur në emër të popullit të Palestinës, veçanërisht grave dhe fëmijëve tanë. Ne jemi gra me ëndrra, talente, dhe zë të fuqishëm për t’i ofruar botës”, tha ajo.

    Konkursi Miss Universe i vitit 2025 do të zhvillohet në Bangkok, Tajlandë, më 21 nëntor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark