Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot disa herë i është kundër përgjigjur, deputetit të AAK-së, Pal Lekajt, por gjithashtu edhe Rexhep Selimit të VV-së.
Mustafa thotë se ndaj tij është përdorur “fjalori i origjinës” së deputetëve në fjalë, por thotë se asnjëra prej tyre nuk është duke ofruar fakte se si Kosova ka humbur tokë.
“Pali i AAK-së, Rexhepi i VV e disa të tjerë sot më cilësuan me fjalorin e origjinës së tyre, por asnjëri nuk pati guxim dhe gatishmëri të thotë ku janë hektarët për të cilët ia vunë flakën Kosovës”, shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Mustafa thotë se, “Unë ju ftoj të dëshmoni për hektarët, ose të pranoni publikisht se keni mashtruar dhe të votoni demarkacionin”