×
  • Lajme
  • Lajme

    Palma: Dokumenti se Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës nuk ekziston

    Insajderi
    09 March 2021 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë serbe “Serbia e Bashkuar”, Dragan Markoviq – Palma, i bëri thirrje Egjiptit që të publikojë zyrtarisht një deklaratë se nuk ka asnjë dokument për njohjen e Kosovës, raporton B 92.

    Siç u njoftua nga kabineti i Markoviqit, nikoqiri i tij, guvernatori i Detit të Kuq, gjenerali Amr Hanafi, “paska thënë” se ai do të flasë për këtë me kolegët e tij në qeveri.

    Markoviq ka pretenduar se “Serbia ka marrë informacione se nuk ka asnjë letër që Egjipti kishte njohur pavarësinë e Kosovës, por që Kosova e numëron Egjiptin midis vendeve që e njohën pavarësinë, edhe atë vetëm në bazë të një deklarate nga ish presidenti Morsi tre javë para se të largohej nga pushteti”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark