Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor , Matthew Palmer do të priten në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi me Lajçak është planifikuar për në orën 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe Matthew Palmer do të bashkohet me takimin në 17:30, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit, raporton Tanjug.
Gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e SHBA dhe BE-së kanë vizituar edhe Kosovën, ku kanë zhvilluar takime me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimeve Palmer kishte deklaruar se marrëveshja gjithëpërfshirëse në mes Kosovë dhe Serbisë do të përfundojë me njohje reciproke.