Qëllimi i SHBA-së është një Mal i Zi i qëndrueshëm në rrugëtimin evropian dhe euro-atlantik, i mbrojtur nga ndikimet e jashtme, theksoi zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer në takimin me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Palmer shtoi se ”është në interesin e SHBA-së që të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në partneritet me Bashkimin Evropian”.
”BE është një bashkim vlerash dhe jo vetëm një ndërthurje interesash”, theksoi ai.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh rajonale dhe gjeopolitike.
Gjukanoviq theksoi se ”marrëdhëniet midis dy vendeve dhe angazhimi më intensiv i SHBA-së në rajon janë në nivele të kënaqshme”.