Pamfleti skandaloz kundër UÇK-së – Dimal Basha njofton se ka tërhequr kapitullin e 3 dhe emrin e tij nga autorësia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamfleti skandaloz kundër UÇK-së – Dimal Basha njofton se ka tërhequr kapitullin e 3 dhe emrin e tij nga autorësia

    Insajderi
    24 September 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Dimal Basha ka dal me një njoftim lidhur me pamfletin me përmbajtje skandaloze kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku figuron si bashkautor me Jana Arsovskën.

    Basha thotë se ka bërë kërkesë që kapitulli 3 të fshihet nga ai publikim.

    “Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim!”

    E tutje ai ka shtuar se Komiteti i Publikimeve i revistës ia ka miratuar kërkesën.

    “Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqë unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark