×
  • Sport
  • Sport

    Pamja e re e Pau Cubarsi: I përgjakur, i shpërfytyruar dhe me gjashtë qepje

    Insajderi
    07 November 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht fitores së Barcelona-s ndaj Crvena Zvezda-s (5-2), nuk ishte një natë e lehtë për Pau Cubarsi-n. Futbollisti 17-vjeçar është dashur të largohet nga fusha e lojës në minutën e 65-të, pasi ka marrë një goditje në fytyrë nga Spajiç në momentin që po përpiqej të luftonte për topin.

    Pas ndeshjes, klubi Blaugrana ndau disa imazhe që tregojnë pamjen e re të Cubarsi-t. Në to shfaqet qendërmbrojtësi spanjoll me gjithë fytyrën të përgjakur, me shenja dhe me gjashtë qepje në faqe.

    Pavarësisht pamjes së tij, Cubarsi është në gjendje perfekte.

    Në fakt, shoku i tij i skuadrës Gavi ka shpërndarë një video të tij duke buzëqeshur në dhomat e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes.

    “Ai ka një prerje në fytyrë, asgjë më shumë. Ai ka marrë ndihmë (mjeksore), i është dashur t’i bëjnë qepje, por duket se tashmë gjithçka është zgjidhur”, pranoi Hansi Flick, trajneri i Barcelona-s në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark