Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur para pak minutash në dalje të qytetit të Drenasit.
Besohet se ka të lënduar, derisa në vendngjarje përveç ekipeve të Policisë së Kosovës, kanë dalur edhe ato mjekësore.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
/Insajderi.org/