Pamje: Australiani lufton me kangurin sikur me njeriun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje: Australiani lufton me kangurin sikur me njeriun

    Insajderi
    30 May 2022 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pamje shihen momentet e pabesueshme kur një burrë australian detyrohet të ‘bëjë mundje’ me një kangur që e ndiqte për ta sulmuar me kokë dhe me këmbët e tij.

    Pamjet video nga kamerat e sigurisë tregonin kangurin që ndiqte burrin në qytezën e Ballina, në rajonin New South Wales, teksa ky i fundit vraponte për të shpëtuar.

    Kanguri shihet që e ndjek burrin dhe e shtyn duke e rrëzuar dhe më pas ata përleshen të dy përtokë në një sherr thuajse të barabartë.

    Në disa pamje të pas luftimit, burri shihet që ikën me vrap nga kanguri i inatosur, duke u penguar e duke u rrëzuar përtokë.

    Qeni i burrit shihet gjithashtu në skenë duke lehur i zemëruar ndaj kangurit, për të mbrojtur pronarin e tij.

    Nuk dihet se çfarë e kishte nevrikosur kangurin por ai shihet që godet burrin si me kokë ashtu dhe me shkelmat tradicionalë duke u mbështetur te bishti i tij.

    Për të evituar goditjet, burri e kap kanguri në ‘përqafim mundjeje’ dhe të dy bien përtokë.

    Nuk duhet ende sesa është lënduar burri gjatë sulmit dhe përleshjes që pasoi.

    Kangurët janë kafshë kryesisht jo-agresive, por shumë raste sulmesh prej tyre janë raportuar Australi kur kafshët janë ndjerë të kërcënuara.

    https://www.youtube.com/watch?v=g_1pL9MO3rU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark