PAMJE/ Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/ Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci

    Insajderi
    06 February 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci.

    Siç raportojnë mediat atje, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.

    Siç raportohet, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

    Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

    Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.

    https://www.24sata.hr/news/bus-sletio-s-ceste-na-autocesti-a1-u-njemu-bilo-26-ljudi-1031291?24sata_ref=frontpage-home


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark