
Janë publikuar pamjet e para nga takimi i përfaqësuesve të partive parlamentare, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe kretari i VV-së, Albin Kurti.
Në mesin e pjesëmarrësve janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetja Vlora Çitaku. Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqësohet nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.
Nis takimi i liderëve të partive politike- Kurti “zbutet” pak, flet para mediave – Insajderi
Nga radhët e AAK-së, në tryezë është e pranishme deputetja Time Kadrijaj.
Nuk mungojnë as përfaqësuesit e partive të tjera: NISMA përfaqësohet nga Fatmir Limaj, Alternativa nga Mimoza Kusari-Lila, ndërsa GUXO përfaqësohet nga Faton Peci.
Po ashtu, në këtë mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.