Pamje ekskluzive: Në Karaçevë lulëzon përsëri krimi me kazinotë ilegale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje ekskluzive: Në Karaçevë lulëzon përsëri krimi me kazinotë ilegale

    Insajderi
    12 December 2021 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i madh i shtetit kundër kazinove ilegale e kontrabandës në Karaçevë çoi si të akuzuar në Gjykatë emrat e 73 kosovarëve, 15 prej tyre policë, në po të njëjtin fshat ka filluar të lulëzoi përsëri krimi i bixhozit ilegal. Janë këto pamje ekskluzive që i sjell para publikut për herë të parë InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi.

    Aty tashmë janë ndërtuar nga e para disa objekte ku zhvillohet biznesi ilegal i bixhozit.

    InDoks, fragmente nga këto pamje ekskluzive i ka ndarë me Policinë e Kosovës, të cilëve u është kërkuar që të tregojnë se çka janë duke bërë në drejtim të këtyre bizneseve të reja të bixhozit në Karaçevë.

    Të njëjtit nuk kanë pasur një përgjigje konkrete, pos që kanë përsëritur fraza të zakonshme, si “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit”, se “të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka”, se “çdo informacion apo rast e trajton sipas detyrës zyrtare në bashkëpunim me organet e drejtësisë”.

    Dyshohet që objektet ku tash po zhvillohet bixhozi ilegal, janë ndërtuar pa leje. Për këtë, InDoks ka tentuar që të marrë një qëndrim edhe nga drejtuesit e rinj të komunës së Kamenicës, pasi që Karaçeva graviton në këtë territor, por as ata nuk kanë pranuar që të flasin para kamerës.

    Për kohë të gjatë në Karaçevë të Kamenicës ishte zhvilluar bixhozi ilegal. Edhe kontrabanda. Prokuroria si viktimë në këtë rast e ka futur Qeverinë e Kosovës pasi që nga këto aktivitete kriminale buxheti i shtetit ishte dëmtuar nga mos-pagesa e tatimeve, shmangia e doganës nga kontrabandistë, shmangia e deklarimit të të mirave materiale nga biznesmenët që blinin nga kontrabandistë, rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, pasi që kafshët që kontrabandoheshin shiteshin në treg pa kontrolle.

    Krejt këto krime kishin vazhduar derisa Inspektorati Policor, nisi hetimin që çoi në zbulimin e një rrjeti të madh njerëzish, 73 prej të cilëve tashmë janë nën aktakuzë.

    Ende pa nisur gjykimi për këtë rast, në po të njëjtin fshat tashmë ka nisur të lulëzoi përsëri krimi me kazinotë ilegale. Edhe sa gjatë ky territor do të vazhdojë që të shfrytëzohet nga bota e krimit?

    InDoks | Bixhoz e kontrabandë, krimi që ende po vazhdon: Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark