Pamje | Gërvalla e Selakoviq shihen në Bruksel një muaj pas përplasjes në Nju Jork - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje | Gërvalla e Selakoviq shihen në Bruksel një muaj pas përplasjes në Nju Jork

    Insajderi
    16 May 2022 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bruksel është zhvilluar takimi mes Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, me ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Në këtë takim ishin të pranishëm Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme e Kosovës dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq.

    Të dy u panë në një vend një muaj pasi patën një përplasje të ashpër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mandatin e UNMIK-ut.

    Në atë takim Selakoviq kishte filluar të fliste me një retorikë të njohur nacionaliste serbe, e cila assesi nuk po largohet nga diskursi toksik politik serb. Në anën tjetër Gërvalla i përmendi atij vrasjen e babasë së saj, Jusuf Gërvalla nga shërbimet sekrete serbe si dhe planin e shërbimeve sekrete serbe për vrasjen e senatorit të Zvicrës, Dick Marty.

    Të dy ishin vendosur në skajet e kundërta të fotos familjare që ishte bërë në fund të këtij takimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark