Pamje gjatë arrestimit të sulmuesit të Ziadin Selës (Foto) – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje gjatë arrestimit të sulmuesit të Ziadin Selës (Foto)

    Insajderi
    11 May 2017 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është Jure Gjeorgjievski, sulmuesi i deputetit Ziadin Sela, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Shkupit bashkë me babain e tij i  ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo pamje është gjatë arrestimit në shtëpinë e tij.

    Nga provat e deritanishme të mbledhura, Zyra e Prokurorit Publik ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se këta dy njerëz së bashku me të tjerët, të cilët në këtë pikë janë të paidentifikuar, kanë kryer veprën penale “Tentim Vrasje”.

    “Prokurori publik kompetent ka sjellë Urdhër për të kryer një hetim kundër dy personave për veprën penale të supozuar. Në të njëjtën kohë, pas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër dy të dyshuarve është e domosdoshme të caktohet masa për sigurin e tyre, për shkak se prokurori deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar Propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit, për shkak se egzistojnë të gjitha bazat ligjore për ta bërë këtë”, thuhej në vendim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark