Në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve.
Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.
Tashmë në urë shihen dy automjete të blinduara, përveç dy xhipave karabinierë të vendosur aty që janë gjatë gjithë kohës.
Pamje nga atje:
Veprimin e fundit të Qeverisë për mbylljen e pesë objekte të komunave ilegale serbe e kanë dënuar edhe ndërkombëtarët.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Jim O’Brien i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Kurti që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndalojnë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë.